pin up

Aktivitete

CV Nicola De Filippis

Instituti Kombëtar i Fizikës, i ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka për mision promovimin e shkencës së fizikës në të gjithë hapësirën mbarëkombëtare. Në këtë kuadër, dëshirojmë të kemi një komunikim shkencor përmes organizimit të webinareve me të reja shkencore, të komunikuara nga fizikanë shqiptarë apo të huaj, të përshtatura me nivelin parauniversitar të mësimdhënies së fizikës. Ky komunikim do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë përkatëse në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.

Me datën 13 Maj (e premte), ora 16:00 (ora e Tiranës), do të mund të ndiqni webinarin e parë në linkun:

https://us02web.zoom.us/j/88512366603?pwd=cTBQWmFvd2E2MTRZc1FkRmpaVWJxUT09

Meeting ID: 885 1236 6603

Passcode: 101654

Titulli: “The frontiers of particle physics and beyond”

Abstrakti: “An introduction to the theoretical and experimental foundations of particle physics is provided. Activities at particle physics laboratories in the world are reviewed, together with the main features of the discovery of the Higgs Boson and current studies to answer the fundamental questions about the microscopic world. A jump from particle physics to astroparticle and cosmology is also foreseen”.

Referuesi është Prof. Nicola De Filippis, nga Universiteti Politecnico i Barit. Referimi zgjat rreth 30 min, dhe rreth 20 min mund të jenë pyetje dhe përgjigje. Webinari do të moderohet nga Dr. Bianka Meçaj nga Universiteti Yale, USA.

Në kuadër të Panairit Mbarëkombëtar të librit Akademik dhe Shkencor, ditën e premte, datë 22 prill, ora 12:00, në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë organizohet përurimi i librit “Contributions in Physics, Applied Mathematics and Computer Science” i Prof. Artan Boriçit, botim i ASH. Për të ndjekur promovimin e veprës shkencore të akademikut Artan Boriçi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, në platformën ZOOM si më poshtë.

Linku:
Panairi mbarëkombëtar i librit akademik_salla Aleks Buda
https://lnkd.in/gMBjQa_B

Meeting ID: 825 3689 7624

Passcode: 657607

Lexo më shumë

Instituti Kombëtar i Fizikës (IKF), i cili vepron në kuadër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ka vendosur që të organizojë në 10 – 11 Shkurt 2022 Konferencën I të IKF-së.

Përmes këtij njoftimi, ftojmë të gjitha palët e interesuara që të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë konferencë. Qëllimi i konferencës është i dyfishtë: ajo do të shërbejë si një platformë ku do të paraqiten rezultatet e fundit të punëtorëve shkencorë shqiptarë që veprojnë në trojet shqiptare dhe botë, në shkencën e fizikës. Synimi tjetër i konferencës është që të krijojë një rrjetë shkencëtarësh shqiptarë, të nisë dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Lexoni më shumë dhe informohuni, për t’u bërë pjesë e Konferencës së I të IKF, Akademia e Shkencave të Shqipërisë.